MENU
klinika

Formula 1

Leclerc përplaset në fund, por merr pole position

22.05.2021 - 16:15

Charles Leclerc do të niset i pari nesër në Monte Carlo, në farën e pestë sezonale të Formula 1. Piloti i Ferrarit dha kohën më të shpejtë, ndërsa në xhiron e fundit u përplas në bordura.

Aksidenti nuk u dha mundësive makinave të tjera të vendosnin kohë më të shpejta, teksa deri në në atë pikë ishte vetë Leclerc i pari. I dyti do të niset Max Verstappen, ndërsa në vend të tretë do të jetë Valtteri Bottas me Mercedes.

Në vend të katërt sërish një makinë Ferrari, Carlos Sainz, i keqardhur pasi në xhiron e fundit mund të kishte zënë vendin e parë. Vetëm vend i shtatë për Lewis Hamilton, një rezultat që nuk ishte parë që para dy vitesh në pole position për kampionin e botës.

Kjo do të thotë pak shanse për Mercedes të triumfojë në Monaco, por është një pistë që kurrë mos thuaj kurrë, ndaj pritet spektakël gjatë së dielës. Një nga pistat më të shkurtra me më shumë xhiro, por me shumë kthesa të forta.