MENU
klinika

Premier League, Java 35

Leeds i jep goditjen finale Tottenham

08.05.2021 - 14:32

Tottenham me shumë gjasa nuk do të luajë sërish në Champions League, madje Spurs rrezikojnë seriozisht edhe një vend në Europa League. Ishte Leeds United që i dha goditjen finale Tottenham, teksa fitoi 3-1.

Një rezultat ky që afron skuadrën e Bielsa-s me zonën europiane të renditjes. Fitorja e vendasve ka ardhur edhe falë VAR, që në minutën e 50-të i ka mohuar Kane golin e barazimit 2-2 për shkak të një pzoicioni jashtë loje shumë të diskutueshëm.

Për herë të parë që nga sezonin 2001/02, Leeds ka fituar 15 ndeshje në një sezon të Premier League. Mbeten edhe 3 javë deri në fund të Premier League, ku titulli mund të vendoset sot në duelin City-Chelsea.