MENU
klinika

Bundesliga, java 33

Lewa arrin rekordin e Gerd Muller, ndalet Bayern

15.05.2021 - 16:31

Bayern Munchen e mbylli në barazim 2-2 sot ndeshjen në fushën e Freiburg, pork jo vlen sa për statistikë, pasi bavarezët u shpallën kampionë një javë më parë, 9 herë radhazi dhe dy ndeshjet e fundit janë për të mbyllur sezonin.

Lewandowski shënoi golin e parë në minutën e 26-të. Ky ishte goli i 40-të për këtë sezon, duke arritur rekordin e Gerd Muller, që në sezonin 1971-1972 kishte shënuar po këtë shifër. Në javën e fundit sulmuesi polak ka mundësi ta thyejë këtë rekord, mjafton 1 gol.

Festa e polakut është prishur nga Freiburg, që ka arritur të marrë një pikë kundër kampionëve në fuqi të Gjermanisë falë golit të Gunter në minutën e 81-të. Lajme të mira edhe për Dortmund.

Verdhezinjtë, në fakt, kanë arritur të mbrojnë vendin e katërt në renditje pa luajtur falë fitores 4-3 të marrë nga Schalke në shtëpi kundër Eintracht Frankfurt. Haaland me shokë do të kenë mundësinë ta sigurojnë kualikimin në Champions League ditën e nesërme në rast të një fitoreje kundër Maniz.

Për sa i takon luftës për mbijetesë, Augsburg, Hertha dhe Mainz (pa luajtur) kanë siguruar qëndrimin në Bundesliga, ndërsa fati i Werder, Koln dhe Arminia do të vendoset në javën e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN