MENU
klinika

Ligue 1, Java 36

Lille një hap larg titullit, shkurorëzon PSG

07.05.2021 - 21:57

Dukej sikur ishte sezoni i PSG, që mendoj se do të fitonte tripletën, por jo. Përpos eliminimit nga Champions, tani kampionët e Francës po shkurorëzohen në vendin e tyre. Lille, që kryesonte me 1 pikë para parizienëve, fitoi sonte 3-0 në transfertë me Lens.

Suksesi i fundit e con në 4 pikë diferencën nga vendi i dytë dhe tani Lille ka dy ndeshje për t’u kurorëzuar. Lille do të pres St.Etienne dhe në fund do të luajë në transfertë me Angers, dy skuadra që ndodhet në mes të renditjes dhe nuk luftojnë për asgjë.

Sa i takon sfidës së sontme, protagonisti ishte sërish Burak Yilmaz, autor i dy golave. Turku shënoi fillimisht në minutën 4’ me penallti dhe pastaj në 40’. Por vendasit kishin mbetur me 10 lojtarë që nga 35’. Në të dytën, David në 60’ trefishoi shifrat, duke mbyllur ndeshjen.