MENU
klinika

Premier League, Java 37

Liverpool merr fitoren e 4-t radhazi, kap Champions

19.05.2021 - 23:15

Liverpool merr një fitore tjetër me shumë vlerë dhe tashmë mjafton të mposhtë në shtëpi Crystal Palace në sfidën e fundit për të mbajtur zonën Champions. Të Kuqtë fituan sonte 0-3 në fushën e Burnley.

Fitore e madhe për Liverpool që përfiton nga humbja e Leicester ndaj Chelsea dhe shkon në vend të katërt. Skuadra e Jurgen Klopp mposhti Burnley jashtë fushe me golat e Firmino, Phillips dhe Oxlade-Chamberlain.

Pjesa e parë nuk ishte edhe aq e lehtë për ekipin “Reds” që hasi vështirësi, por e zgjidhi një gol nga ana e Firminos brenda zone. Në 45′ e dyta gjithçka më e lehtë. Tashmë, java e fundit e sheh Liverpool përballë Crystal Palace dhe në Anfield Road mund të vijë kualifikimi në Champions në një sezon që dukej anonim deri tani.