MENU
klinika

Premier League, Java 37

Arsenal fiton në limit, mban gjallë shpresën për Europë

19.05.2021 - 22:01

Arsenal ia ka dalë mbanë të fitojë në limitin e ndeshjes ndaj Crystal Palace në transfertë dhe mban kështu gjallë shpresën për një vend në Europa League pas humbjes së Tottenham. Topcinjtë fituan 3-1.

Pepe kaloi miqtë nga Londra në avantazh në minutën e 35-të dhe 0-1 përfundoi pjesa e parë. Vendasit barazuan në minutën e 62-të me Benteke. Të besuarit e Artetas besuan deri në fund dhe ia dolën.

Martinelli shënoi golin e 1-2 në minutën e 91-të. Ndërsa sërish Pepe bëhet protagonist, teksa realizon në 95’. Arsenal duhet të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Brighton, por duhet të gabojnë edhe rivalët.