MENU
klinika

Premier League, Java 37

Tottenham përmbyset në shtëpi, rrezikon Europën

19.05.2021 - 21:00

Kur u mendua se Tottenham siguroi një vend në Europa League për sezonin e ardhshëm, vjen humbja në shtëpi, 1-2 ndaj Aston Villa, që nuk luan për asgjë. Spurs rrezikojnë shumë tashmë Europën.

Ndeshja është zhbllokuar pas 8 minutash. Bergwijn ka shënuar për Spurs me një goditje të fuqishme pas një aksioni të bukur personal. Miqtë kanë barazuar në minutën e 20-të falë një autogoli spektakolar të Reguilon.

Pas autogolit 24-vjeçari Reguilon ishte përgjegjës edhe për golin e dytë të miqve. Watkins, në fakt, ka shënuar të dytin për Villa-s pas gafës së mbrojtësit të Tottenham. Aston Villa përmbys në 1-2 dhe mbyll pjesën e parë me këtë rezultat.

Në fakt, me këtë rezultat është mbyllur i gjithë takimi, pavarësisht përpjekjeve për të përmbysur apo në fund për të barazuar. Një rezultat që dëshmon se jo i gjithë faji ka qenë i Mourinhos.

Në ndeshjet e tjera, Everton fitoi 1-0 ndaj Wolves dhe mban gjallë shpresën për një vend në Europa League, pasi Tottenham do të përballet në fushën e Leicester në javën e fundit, ndërsa vetë Everton luan ndaj Cityt, por Sitizens do të luajnë me formacionin e dytë. Neëcastle fitoi 1-0 ndaj Sheffield United.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN