MENU
klinika

Premier League, Java 38

Liverpool s’fal, Tottenham “fut” Chelsean në Champions

23.05.2021 - 18:59

Surpriza në javën e fundit të Premier League. Ishin të hapura dy vende në Champions dhe 3 të tjera Europës. Liverpool fitoi pa problem në shtëpi 2-0 ndaj Crystal Palace dhe jo vetëm që do të luajë në Champions, por merr dhe vendin e tretë.

Vendi i katërt dhe i fundit në Champions shkon për Chelsean. Blutë e Londrës u mposhtën 2-1 në transfertë nga Aston Villa, por duhen t’i fallen Tottenham, që përmbysi Leicester në transfertë. Spurs fituan 2-4, në një ndeshje të cmendur.

Ishte Bale që me dy golat e tij përmbysi në fund, ndërsa Harry Kane shpallet shënuesi më i mirë i Premier League me 24 gola, duke lene pas Salah, që mbetet në 23 gola.

Për pasojë, Leicester mbetet në Europa League së bashku me West Ham, që fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Southampton. Në Conference League shkon pikërisht Tottenham.

Kampionët në fuqi të Manchester City fitojnë 5-0 ndaj Everton. Spikati dygolëshi i Agueros, që u jep lamtumirën Sitizens në mënyrën më të mirë të mundshme. Fitore edhe për United, që mposhti 2-1 në transfertë Wolves.