MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar

Mavraj rikthehet në elitën e futbollit gjerman

23.05.2021 - 18:41

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, do të luajë në Bundesligë në sezonin e ardhshëm. Skuadra e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, Greuther Furth, siguroi një vend në elitën e futbollit gjerman falë disa surprizave në javën e fundit të Bundesligës 2.

Surpriza më e madhe ishte humbja e Holstein Kiel në shtëpi me shifrat 3-2 me përmbysje, duke humbur mundësinë që të renditej i dyti e të siguronte matematikisht ngjitjen në elitë.

Greuther Furth përfitoi nga rasti dhe pas fitores 3-2 ndaj Duseldorff, edhe pse me 10 lojtarë, arriti t’i rrëmbente vendin e dytë dhe të kthehej në elitë pas 9 vitesh mungesë.

Mavraj nuk ishte sot pjesë e ekipit për shkak të problemeve fizike, por ka kontratë edhe vitin e ardhshëm me të dhe kësisoj, do të jetë pjesë e skuadrës në elitën e futbollit gjerman ndoshta për herë të fundit në karrierën e tij.