MENU
klinika

Mbledhja e Komitetit të Eskpertëve

Ndryshojnë masat anticovid, hapen Universitete, hiqet karantina për emigrantët

05.05.2021 - 12:11

Komiteti Teknik i Ekspertëve nisur nga ulja e rasteve të infektimeve dhe incidencës së Covid-19, kanë vendosur që të hapen Universitete si dhe të hiqet karantina për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Manastirliu: Kemi pasur edhe një numër të të shtruarve në spital. Vijon të kemi incidencë të ulët. 26.6 raste për 100 mijë banorë. Incidencë javore të ulët krahasuar me dy javë më parë. Kemi rënie në 3.8% të të prekurve. Kanë mbërritur më shumë 748 400 doza vaksine. Jemi mbi 537 mijë vaksinime. Krahasuar edhe me vende të ndryshme evropiane Shqipëria mbetet lart. Situata është e kontrolluar. Nisur nga situata Komiteti ka pasur një mbledhje sot. Ka rivlerësuar masat ka bërë një vlerësim të situatës në Maqedoni dhe Greqi. Në dy javë atje ka ulje. Ka hequr masën e karantinës për këto dy vende që ishte 14 ditë. Po ashtu do të lejohet hapja e auditorëve të Universiteteve vetëm për procesin e konsultimeve dhe sezonin e provimeve.