MENU
klinika

Formula 1

Në Monte Carlo 7500 tifozë, por kanë një kusht

05.05.2021 - 10:00

Tashmë është zyrtare. Gara e Çmimit të Madh të Monaco në Formula 1, që zhvillohet në Monte Carlo, do të jetë e hapur për publikun edhe pse numri i tifozëve do të jetë i limituar.

Organizatorët e kësaj gare, që zhvillohet më 23 maj, kanë vendosur që të pranishëm të jenë 7500 tifozë. Të gjithë ata që do të blejnë një biletë duhet t’i nënshtrohen testit anti-Covid dhe të dalin negativë. Pra, është një kusht i domosdoshëm që aplikohet për herë të parë në Formula 1.

Një vendim kurajoz ky i “principatës”, duke qenë se në Francë do të lejohet hapja graduale nga 9 maji, me një limit prej 1000 tifozësh në të gjitha eventet sportive. Gjithsesi, kjo mbetet gara e parë e këtij viti në Formula 1 që ka kaq shumë tifozë.

Ky numër pritet të jetë më i madh, duke qenë se mjaft persona e ndjekin këtë garë nga ballkonet e shtëpive të tyre, pasi është një garë qytetase. Edhe në fundjavë do të ketë tifozë në garën e Spanjës, por vetëm 1000 dhe ata të përzgjedhur me short.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN