MENU
klinika

UEFA nuk ndalet

Nis hetimi për 3 klubet e Super League Europiane

12.05.2021 - 13:49

Super League Europiane mori fund pa u nisur, por UEFA nuk po e lë me kaq. Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës janë caktuar të hetojnë gjithçka që ka ndodhur.

Sikurse dihet, kompeticionin e ri, që eklipsonte Ligën e Kampionëve, e themeluan në letër 12 klube, por pas presionit të madh të UEFA-s dhe FIFA-s, shto këtu qeveritë respektive dhe tifozët, u tërhoqën. tani kanë mbetur të palëkundura tre gjigantë të Europës në këtë nismë.

“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, inspektorët e Etikës dhe Disiplinës së UEFA-së janë emëruar sot për të kryer një hetim disiplinor për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventusi në lidhje me projektin e quajtur Superliga”, – thuhet në njoftimin e qeverisë europiane të futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Real, Barça e Juve në kundërsulm

UEFA merr firmat zyrtare, shkrihet Superliga