MENU
klinika

"Titaniku që s’mbytet”

Një kopje e anijes së famshme të Titanikut po ndërtohet, por…

19.05.2021 - 08:16

Një park lojërash në Kinë ka vendosur të ofrojë përvojën më të ngjashme që një njeri mund të marrë, nëse do të kishte qenë pjesëtar në bordin e anijes së famshme Titanik. Një model i ngjashëm i anijes së mbytur po ndërtohet në “Daying County” në provincën Sichuan.

E quajtur “Titaniku që s’mbytet”, anija ka të njëjtat përmasa me origjinalin: 269.06 metra e gjatë dhe 28,19 metra e gjerë. Anija do jetë në qendër të parkut të quajtur Romandisea dhe do të ketë të njëjtat kushte me Titanikun, duke përfshirë këtu sallat e banketeve, teatro, kuvertat e vëzhgimit dhe një pishinë.

Turistët do të mund të paguajnë për të kaluar natën në anijen e famshme, e cila do të jetë e ankoruar në mënyrë të përhershme disa milja larg detit në një rezervuar në lumin Qijiang, rreth 130 km nga Chengdu, kryeqyteti i provincës. Data e hapjes së parkut ende nuk është caktuar.

Punimet për ndërtimin e anijes nisën në vitin 2016. Sipas “AFP” janë dashur rreth 23 mijë ton çelik dhe kostoja e ndërtimit shkon rreth 153.5 mln dollarë.

Rikujtojmë, se të notosh në ajër të hapur, poshtë qiellit blu që shtrihet deri në horizont padyshim që duhet të jetë ndjenja më e bukur e më e veçanta në botë dhe nëse doni t’ja ofroni vetes këtë luks pishina më e lartë në botë ndodhet në Dubai.