MENU
klinika

Tokyo 2020

Olimpiada në rrezik, 70% e japonezëve peticion kundër

07.05.2021 - 11:17

Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” vihen në rrezik. Një peticion on-line që kërkon anulimin e Olimpiadës ka marrë miliona firma nga qytetarët e ndryshëm japonezë, që kur ai është bërë publik në rrjetet sociale, pak ditë më parë.

Ky peticion i është drejtuar presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, që pritet të mbërrijë në Japoni pas disa ditësh. Bach pritet të mbajë pishtarin me Flakën Olimpike më 17 maj në Hiroshima, duke qenë një nga tedoforët.

Në këtë periudhë që presidenti i IOC do të mbërrijë në Tokyo janë planifikuar edhe disa protesta, që kërkojnë anulimin e Olimpiadës. Sipas peticionit, 70% e qytetarëve japonezë kërkojnë anulimin e Lojërave Olimpike për shkak të pandemisë ose kërkojnë shtyrjen e saj për një periudhë tjetër.