MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 34

Partizani thyen Teutën dhe i merr kreun, Laçi surprizon Tiranën

17.05.2021 - 18:01

Partizani ka treguar edhe njëherë forcën në kampionatin shqiptar. Të Kuqtë fituan 1-0 në Durrës përballë Teutës, duke i marrë kreun kësaj të fundit, pavarësisht se me pikë të barabarta.

Teuta domonoi me lojë, por jo me raste. Goli u shënua nga Cinari në pjesën e parë, në minutën e 24-t. Në fakt, më shumë ishte gabim i portierit Frashërit me daljen e gabuar.

Nga ky barazim përfiton edhe Laçi, që fiton 1-0 në “Air Albania” ndaj Tiranës. Kurbinasit e zgjidhën ndeshjen falë një autogoli në pjesën e dytë të Najdovskit. Laçi është dy pikë larg kreut dhe në ndeshjen e radhës pret Teutën.

Edhe Vllaznia ia del me një gol në Shkodër kundër Kastriotit. Ishte Dilaver ai që u dha tri pikët kuqebluve, të cilët shpresojnë deri në fund të titulli. Partizani-Vllaznia është ndeshja e radhës.

Skënderbeu mposhti 2-0 Apoloninë në Korcë dhe tashmë është vetëm një fitore larg qëndrimit në Superligë. Mjafton një sukses në ndeshjen e radhës po në Korcë ndaj Kukësit dhe juglindorët realizojnë mbijetesës. Skëndërbeu i shënoi të dy golat në pjesën e parë, në 24’ me Meksin dhe 29’ me Pusin.

Kukësi përmbysi Bylisin 2-1. Verilindorët, që nuk luajnë për asgjë, u bënë gjëmën ballshiotëve, që tashmë e shohin veten të rënë nga kategoria. Gjithsesi, mbeten edhe dy javë shpresë, të paktën për vendin play-out.