MENU
klinika

Kategoria e Parë

Përfundon sezoni, të gjitha verdiktet

15.05.2021 - 16:18

Ka përfunduar sezoni i Kategorisë së Parë, teksa janë mësuar edhe verdiktet e fundit. Në Grupin A, Dinamo ngjitet në Superligë, ndërsa Burreli, që fitoi sot dhe mbajti vendin e dytë, do të luajë më tej me Tomorin.

Fituesi mes Burrelit dhe Tomorit do të përballet në fushën e skuadrës së vendit të tetë që do të dalë nga Superiorja për të luftuar se cila do të jetë në elitën e futbollit shqiptar. Një skemë e provuar vjet për herë të parë, teksa qëndroi Vllaznia.

Xhuljano Skuka i Korabit shpallet shënuesi më i mirë, teksa në ndeshjen e sotme realizoi 4 të tillë në fitoren 5-1 ndaj Vorës. Sa i përket skuadrave që bien direkt janë Partizani B e Veleciku nga Grupi A dhe Elbasani nga Grupi B. Oriku dhe Flamurtari shkon në play-out me skuadrat e Kategorisë së Dytë.

PLAY-OFF, GRUPI A

Burreli-Dinamo2-1

Farruku 7′ , Rexhepi 75′/ Alillari 90’ 

Vora-Korabi 1-5

Segero 60′ / Skuka 28′ , 67′ , 77′ , 89′ (p), Murrja 90+2′ 

PLAY-OFF, GRUPI B

Egnatia-Pogradeci4-2

Krasniqi 7′ , Shtubina 16′ , A.Magani 18′, 69′   / Laçka 62′ , Abazaj 81′ 

Besa-Tomori 2-3

Lila 54′ , Muzhaqi 77′ / Oshafi 35′, 37′ , Canka 82’

PLAY-OUT, GRUPI B

Lushnja – Elbasani 1-1

Mone 49′ / Karati 65′ 

Flamurtari – Turbina 3-1

Diamanti 4′ , Metani 75′, Gegaj 86′ / Jaupaj 77′