MENU
klinika

NBA

Phila e Jazz mbajnë kreun, Curry realizon 49 pikë

09.05.2021 - 11:19

Kur mbetet edhe një javë dhe skuadrat kanë nga 4-5 ndeshje për të luajtur, po luftohet fort në NBA për të arritur objektivat, të paktën në sezonin e rregullt, para se të nisë play-off. Ekipet e kreut nuk ndalen.

Në Lindje, Philadelphia fitoi pa probleme në shtëpi 118-104 ndaj Detroit Pistons. Vendasit fituan periodën e parë me 17 pikë diferencë dhe menaxhuan këtë, me Embiid sërish më i miri në parket me 29 pikë. Philadelphia ruan kreun dhe tashmë vështirë ta humbë.

U kundërpërgjigj Brooklyn Nets, që fitoi në transfertë 125-119 ndaj Denver Nuggets. Nets rikthehen pas 4 humbjeve, por për kreun duhet mrekulli, Phila t’i humbë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe Brooklyn t’i fitojë të vetat. Kevin Durant më i miri me 33 pikë, 11 rebound dhe 7 asist, por edhe Irving nuk mbti prapa me 31 pikë.

Në Perëndim, Utah Jazz po e mbyll në krye. Skuadra nga Arizona fitoi në shtëpi 124-116 ndaj Houston Rockets. Fitorja e pestë radhazi për Jazz, por ende ndjejnë rrezikun e Suns.

Spektakël i Steph Curry dhe Golden State, që fituan thellë 136-97 ndaj Oklahoma City Thunder. Një diferencë prej 39 pikësh nuk ishte parë këtë sezon. Curry realizoi plot 49 pikë, duke dëshmuar se është ylli i NBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN