MENU
klinika

Shpreson edhe portieri shqiptar

Pranë Serie A, qyteti me 20 mijë banorë ëndërron

21.05.2021 - 20:28

Edhe skuadrat dhe qytetet e vogla ëndërrojnë. Janë raste të rralla në historinë e futbollit, i fundit vjen nga Italia. Cittadella, një qytet me 20 mijë banorë, me skuadrën me të njëjtin emër, ëndërron Serie A.

Një klub në vend të 20-të sa i përket buxhetit të rrogave në Serie B, pra e fundit (pak më shumë se 4 milionë euro), eliminoi Monza, e cila paguan lojtarët e saj 4 herë më shumë (gati 19 milionë euro).

Ëndrra e Serie A është afër: finale kundër Venezias, për të sjellë në qytetin e provincës së Padovës mrekullinë sportive. Tre trajnerë ndryshuan, rekord në Itali. Kjo ecën kundër filozofisë së futbollit, por ja që ka dhënë rezultat, të paktën deri në këtë stacion.

Mbeten edhe 180 minuta, vajtje-ardhje kthim me Venezian. Në qytet këto ditë flitet vetëm për futboll. Ëndërron edhe portieri shqiptar Elhan Kastrati, që mbrojti me dinjitet katërkëndëshin gjatë këtij sezoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin