MENU
klinika

Ligue 1, Java 35

PSG nuk shkëlqen, por merr kreun

01.05.2021 - 17:59

Pa Mbappe ekipi i PSG ka vuajtur në shtëpi për të marrë tri pikë, teksa fitoi 2-1. Një rezultat që ngjit kampionët në vendin e parë, të paktën pa u luajtur ndeshja e Lille.

Neymar ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 33-të. Braziliani nuk shënonte në kampionatin francez që nga 31 janari. Një gol që ka marrë edhe duartrokitjet e Mbappe, i cili ndodhet në tribunë për shkak dëmtimi. Me kaq mbyllet pjesa e parë.

Braziliani Neymar bëhet protagonist edhe në golin e dytë në minutën e 59-të, kur dha asistin për Marquinhos. Megjithatë, miqtë nuk u dorëzuan dhe dy minuta më pas ngushtojnë me Ganago. Sfida hapet, por Lens nuk arrin të shënojë golin e barazimit.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak