MENU
klinika

“Jam krenar për arsimtarët jo për drejtorët”

Rama: Më në fund, në Shqipëri kemi mësues të qetë për…

19.05.2021 - 18:17

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar me arsimtarë që kanë shpjeguar mësimin nëpërmjet RTSH shkollë, theksoi se ndihej krenar për ta.

Sipas kryeministrit, mësuesit e Shqipërisë sot ishin më të qetë në punën e tyre për një sërë arsyesh.

“Jam shumë krenar për mësuesit e Shqipërisë dhe jo aq për drejtorët e shkollave. Reformat kanë pasur rezultat si rrjedhojë e kapacitetit tuaj për ta rritur cilësinë e mësimdhënies në kushte programimi, planifikimi dhe organizimi më të mira. Jam shumë krenar sot që kemi në Shqipëri kemi mësues të qetë në kuptimin e statusit dhe meritës së tyre, të qetë në raport me të drejtën e ushtrimit të profesionit të tyre të pa trazuar nga politika për arsye bindjesh, apo për ato arsye të tjera që e kanë penguar për një kohë të gjatë që e kanë penguar psikologjikisht dhe moralisht punën tuaj. Një nga mësueset që foli këtu është një mësuese që kishte 7 vjet pa punë. Kishte ardhur nga një zonë tjetër dhe nuk futej dot në punë. Doli e par anë konkursin e parë në portalin Mësues për Shqipërinë. Nëse ky portal nuk do të ishte ngritur, ajo zonjë do të ishte ende pa punë sot dhe kjo vlen për mijëra mësues”, thotë kryeministri.

“Respekt i veçantë për mësuesit që kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në jetësimin e këtij kanali të dedikuar ekskluzivisht për nxënësit tanë, që mundësoi përballimin e një procesi mësimor nën hijen penguese të Armikut të Padukshëm”, shkruan ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po rilind si një qendër e bukur rezidenciale"

Rindërtimi, Rama poston video nga Bubqi