MENU
klinika

Shtohen fjalët për largimin e CR7

Ronaldo çon makinat në Portugali, ikën nga Juve?

17.05.2021 - 12:54

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është sërish në dilemë. Zërat e fundit të merkatos e çojnë atë te Sporting Lisbonë, skuadra ku ai luajti në fillimet e karrierës së profesionist. Qëndrimet e CR7 brenda dhe jashtë fushës tregojnë se cikli i tij te Juventus, sidomos nëse mbetet jashtë Champions, ka përfunduar, edhe pse kontrata mbaron vitin e ardhshëm.

Për të ushqyer thashethemet mbi një lamtumirë të mundshme, janë imazhet e publikuara nga “Per Sempre Calcio”. Më konkretisht, ky portal publikoi një video në të cilën shihen burra që ngarkojnë super makinat e Ronaldos në një kamion. Në të lexohet qartë “Rodo Cargo”, një kompani e njohur transporti me seli në Lisbonë.

Pra, Cristiano po i lëviz të gjitha makinat luksoze nga Torino. Nëse ardhja e makinave të tij në kryeqytetin piemontez, verën e vitit 2018, do të parashikonin zbarkimin e tij bardhezi, e kundërta duket se po ndodh tani. Zbrazja e garazheve lajmëron një destinacioni të ri. Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë realisht.