MENU
klinika

Ankohen banorët: Situata është e tillë prej…

Rrezikon bllokimin rruga Lezhë-Vau i Dejës

04.05.2021 - 08:15

Rruga nacionale Lezhë-Vau i Dejës rrezikon bllokimin. Traseja e rrugës ka pësuar shembje në një gjatësi të konsiderueshme në afërsi të fshatit Rrabosht të Lezhës, duke sjellë bllokim të njërit krah të rrugës. Kjo situatë vijon prej muajsh dhe e vetmja ndërhyrja ka qenë vendosja e disa gomave që sinjalizojnë rrezikun në pjesën ku rruga është shembur.

rruga lezhe

“Me qindra herë gati përplasen makinat këtu duke i lëshuar rrugën njëra-tjetrës. Vetëm janë venë ato goma mos me rënë atje poshtë. Nuk është marrë askush me këtë punë. Politikanët zihen atje në Tiranë e për ne s’po kujtohet askush. Këtu nuk kemi shtet, se po të kemi duhet të ishin marrë masa me kohë sepse kjo situatë është tash 6 muaj”, shprehet banor i zonës. Drejtues mjetesh e banor të zonës kërkojnë ndërhyrje, pasi kalimi në pjesën ku është krijuar shembja është mjaft i rrezikshëm, kryesisht për ata që nuk e njohin rrugën.

“Këtu është një problem shumë i madh sidomos për ne që nuk e njohim rrugën. Duke qenë kthesë, shembja nuk shikohet dhe mund të përfundosh brenda gropës që është krijuar. Në këtë rrugë lëvizin dhe shumë turist, duke qenë se këtu ka shumë restorante agro-turizmi. Unë bashkë me këtë shokun tim kemi ardhur nga Suedia dhe s’më duket aspak normale që kjo rrugë të mos riparohet. Duhet që shteti të ndërhyjë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike”, thotë një turist.

Rruga nacionale Lezhë-Vau Dejës është rikonstruktuar nga qeveria shqiptare në vitin 2009-të dhe është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Problematika të ngjashme kanë qenë të vazhdueshme në disa pjesë të këtij segmenti, ndërsa ndërhyrjet për të shmangur shkarjet e rrugës kanë qenë të pakta nga firma mirëmbajtëse. Kjo rrugë ju shërben dhjetëra fshatrave të Bashkive Lezhë dhe Vau Dejës, ndaj dhe mirëmbajtja dhe riparimi i pjesëve të dëmtuara shihet mjaft e domosdoshme që problematikat të mos agravojnë edhe më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndërpritet komunikacioni

Bllokohet rruga Prishtinë-Shkup

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme

Bllokohet rruga Peshkopi-Kukës!


terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen nga toka

Vatër e madhe zjarri në malet e Bulsharës

Klosi: Aventureske të programosh situatën e COVID-it

“Unum Festival 2021” tenton të rikthehet sërish në Shëngjin

Në spital bashkëshorti, fëmija i mitur dhe vjehrra

Aksidenti tragjik në Lezhë, ndërron jetë infermierja