MENU
klinika

Skënderbeu-Vllaznia

Stadiumi, data dhe ora e finales së Kupës

18.05.2021 - 14:12

Skënderbeu–Vllaznia është finalja e madhe e vlefshme për kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.

Këtë të martë, Departamenti i Garave në FSHF hodhi shortin, që përcaktoi edhe Skënderbeun si skuadrën pritëse dhe Vllazninë si skuadrën mike për këtë finale të madhe.

Korçarët kaluan në finalen e Kupës pas fitores ndaj Teutës në qytetin bregdetar, ku mundën “Djemtë e Detit” me rezultatin 0-2, me gola të Meksit dhe Elvi Berishës.

Ndërkaq, shkodranët fituan në “Loro Boriçi” ndaj Laçit, një ndeshje që dhuroi shumë emocione, por vetëm një gol, të shënuar nga Ardit Hoxhaj, i cili i dha biletën për në finale shkodranëve.

Kjo është hera e dytë në historinë e këtij kompeticioni që këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën. Hera e parë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga Vllaznia, me rezultatin 1-0.