MENU
klinika

Risia e TikTok

Të lejon të fshish 100 komente njëherësh

24.05.2021 - 10:36

ikTok po e bën më të lehtë për përdoruesit e tij që të fshijnë komentet ofenduese. Me përditësimin e radhës, rrjeti social mundëson që të selektosh deri në 100 komente njëherësh dhe t’i fshish, raportosh apo bllokosh ata që i kanë shkruar komentet.

Deri më sot, fshirja, raportimi apo bllokimi bëhej një e nga një.

TikTok ka njoftuar se përditësimi nis nga sot “në vende të caktuara”, ndërsa në të gjithë botën do të jetë i disponueshëm “në javët në vijim”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN