MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 33

Teuta shkëputet në krye, Vllaznia ia del në Ballsh

13.05.2021 - 17:00

Kanë përfunduar 4 ndeshje të Javës 33 të Kategorisë Superiore. Spikati fitorja 2-1 e Teutës në Kamëz ndaj Kastriotit. Një sukses që shkëput durrsakët në krye të renditjes, me shpresën që Partizani do ta ndalet në derbi në orën 19:00.

Djemtë e Detit shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Në të 42’ Emiljano Vila zhbllokoi sfidën për miqtë. Në të dytën, Dejvi Bregu con shifrat në 0-2. Krutanët u munduan të futen në lojë me golin e Rezit në 71’, por pa arritur më shumë.

Fiton edhe Vllaznia në Ballsh ndaj Bylisit. Shkodranët iu falën golit të Avdijajt në 38′. Vllaznia u rikthye te fitorja pas 3 takimesh dhe barazon Lacin e vendit të tretë, që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Skënderbeut.

Kukësi fiton 3-0 në Fier ndaj Apolonisë. Për verilindorët ishte fitore morali, ndërsa Apolonia bie zyrtarisht nga Superliga. Mbeten edhe 3 javë deri në përfundim të kampionatit.