MENU
klinika

Moto GP

Tjetër aksident i frikshëm për Marc Marquez

01.05.2021 - 12:48

Duket se piloti spanjoll, gjashtë herë kampion bote në Moto GP, Marc Marquez, po përndiqet nga fati i keq, teksa ditën e sotme ka pësuar një aksident të frikshëm në provat e lira të Jerez.

Spanjolli humbi kontrollin ndërsa ishte me një shpejtësi të lartë dhe u përplas në mënyrë të dhunshme pas barrierave mbrojtëse. Ky aksident i alarmoi të gjithë, mirëpo për fat të mirë piloti i Hondës u ngrit në këmbë dhe nuk pati dëmtime përveç një troditje të madhe.

Kujtojmë se Marquez sapo është kthyer nga një dëmtim që e mori pikërisht në Jerez vitin e kaluar dhe që e la jashtë pistave për nëntë muaj. Gjendja e tij shëndetësore duket e mirë, por do të bëhet një tjetër kontroll i specializuar, më saktë, një skanim.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak