MENU
klinika

Da Vinçi!

Vizatimi i gjeniut premton veçse miliona dollarë…

09.05.2021 - 15:23

           Shtëpia e ankandeve, parashikon shumën marramendëse, për vizatimin me autor mjeshtrin e Rilindjes.

Vizatimi i një ariu nga Leonardo da Vinçi, pritet të mbledhë më shumë se 16 milionë dollarë.

I titulluar “Head of a Bear” – “Koka e ariut”, vizatimi do të shitet në Londër, nga shtëpia “Christie’s”. Më parë, punimi do të shfaqet në Nju Jork e Hong-Kong, teksa pritet të arrijë shifrën prej 11 – 16 milionë dollarësh, sipas shtëpisë së ankandit.

Ben Hall, titullari me përvojë për pikturën pranë “Christie’s New York”, e përshkroi vizatimin si “një nga veprat më të rëndësishme, nga epoka e Rilindjes”. Duke theksuar: “Vepra ka qenë pronë e disa prej koleksionistëve më të spikatur të kryeveprave nga mjeshtrat e pikturës, jo vetëm nga pronari aktual, i cili e zotëron vizatimin e gjeniut, prej vitit 2008.”

“Koka e ariut” ka përmasa 7 me 7 (cm) dhe është vizatuar në një letër të zbehtë, ngjyrë rozë në bezhë. Më parë, është shfaqur në muze, duke përfshirë Galerinë Kombëtare në Londër, ku u publikua më 2011, ndërsa në vitin 2012, si pjesë e një ekspozite për Da Vinçin.

Vizatimi do të shfaqet në Londër, nga 1 deri më 6 qershor, para se të shitet më 8 korrik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e artit dhe pikturës

Andy Warhol, gjeniu që modeloi artin

Miti modern i Da Vinçit

500 evente për 5 shekujt

"Leonardo - Opera Omnia"

Da Vinçi pak ditë në Tiranë!


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit