MENU
klinika

Boks

WBC vendos: Fury të ndeshet me Wilder

21.05.2021 - 14:00

Federata Ndërkombëtare e Boksit WBC vendosi që kampioni i botës në peshën e rëndë në këtë divizion, britaniku Tyson Fury, të mbrojë titullin ndaj amerikanit Deontay Wilder.

Ky vendim erdhi pas urdhërit të një gjykate amerikane, e cila mori vendimin që dy boksierët të zhvillojnë një sfidë të tretë mes tyre, duke respektuar kontratën e mëparshme.

Sipas mediave amerikane, kjo përballje mes Fury dhe Wilder do të zhvillohet më 25 korrik në Las Vegas. Ndërkohë që gjykata ka vendosur si datë maksimale për zhvillimin e kësaj sfide 15 shtatorin. Nëse Fury refuzon triologjinë, ai do të gjobitet rëndë.

Dy boksierët kanë dueluar edhe dy herë të tjera më herët. Sfida e parë u mbyll në barazim, ndërsa në të dytin Fury fitoi me “KO teknik”, duke i rrëmbyer amerikanit titullin kampion bote.

Tyson Fury dhe Anthony Joshua, kampioni tjetër i botës në peshën e rëndë, kishin rënë dakord për të dueluar më 14 gusht në Arabinë Saudite, por tashmë kjo sfidë do të anulohet. Dy boksierët britanikë tani duhet të presin edhe gjashtë muaj të tjerë. Fury është i pamposhtur në karrierën e tij, me 30 fitore dhe 1 barazim.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak