MENU
klinika

Belgu, një dështim

Zhgënjimi 100 mln euro, Real nxjerr në shitje Hazard

07.05.2021 - 16:11

Te Real Madrid kanë luajtur yjet më të mëdhenj të futbollit, por dështimi më i madh mund të cilësohet Eden Hazard. 100 milionë eurot që shpenzuan Los Blancos për belgun në këto dy sezone nuk janë justifikuar aspak.

Probleme fizike pafund dhe pak eficencë në ato takime që ka luajtur dhe asgjë për t’u mbajtur mend, kështu mund të përshkruhen 2 vitet e Hazard në Madrid. Fantazisti belg ka rezultuar një investim i gabuar deri tani dhe drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të nxjerrin në merkato.

Mediat spanjolle raportojnë se mund të mjaftojnë 50 milion euro për ta lënë të lirë Eden Hazard, i cili nuk e ka kuptuar akoma se çfarë do të thotë të luash me Real Madrid.

Për momentin ofertat mungojnë, por rikthimi në Angli si dhe kalimi te Paris Saint Germain në një kampionat si ai francez të cilin 30-vjeçari e njeh mirë, mund të jenë opsione të mira për të ardhmen e Eden Hazard.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN