MENU
klinika

Detajet e kontratës

Zyrtare, Juventus rikthen Max Allegrin

28.05.2021 - 15:33

“Mirë se vini (ktheheni) në shtëpi Max”. Kështu, Juventusi zyrtarizon kthimin e Max Allegrit në stol. As Interi dhe as Real Madridi, në fund trajneri nga Livorno ka zgjedhur përsëri bardhezinjtë.

Ai i ka stërvitur tashmë midis viteve 2014 dhe 2019, me 11 trofe të fituar (përfshirë 5 tituj të Serie A radhazi) dhe dy finale të Ligës së Kampioneve të humbura. Alegri ka firmosur një marrëveshje 5 vjeçare si teknik i Juventusit, ku do të fitojë 9 milionë euro në sezon plus bonuse.

DEKLARATA E JUVENTUSIT

“Massimilliano Allegri është përsëri trajneri i Juventusit. Allegri gjen një stol që e njeh shumë mirë, një klub që e do dhe anasjelltas, për të filluar një udhëtim të ri së bashku sot, drejt qëllimeve të reja.

Sukseset e arritura në aventurën e tij të parë në Juventus janë gdhendur në historinë e klubit: pesë tituj kampion, katër Kupa Italie, dy Super Kupa, dy finale të Ligës së Kampionëve në tre sezone, bëma epike në Itali dhe Evropë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet zyrtarizimi i Allegrit

Juventus shkarkon Pirlon: Paç fat Andrea!