MENU
klinika

Dominojnë lojtarët e Inter

10 futbollistët më të shtrenjtë të Europianit

06.06.2021 - 19:27

Një javë më parë, sipas vlerave të Transfermarkt, Anglia kishte formacionin më të shtrenjtë të Europianit. Në këtë llogaritje ishte vetëm 11 më i shtrenjtë dhe jo të gjithë të grumbulluarit.

Ndërkohë, së fundmi është bërë publike lista e 10 futbollistëve më të shtrenjtë që do të marrin pjesë në Kampionatin Europian, teksa bie në sy vlera e lartë e sulmuesit Kylian Mbappe, plot 160 milionë euro kushton francezi i cili kryeson dhe listën.

Në vendin e dytë ndodhet sulmuesi Herry Kane i Anglisë, i cili kushton 120 milionë euro, teksa pas tij në vendin e tretë renditet sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku i Belgjikës me 20 milionë euro vlerë më pak se sulmuesi anglez.

Vendi 4-t deri në të 6-n ndahet nga 3 futbollistë me vlerë 90 milionë euro, De Jong i Barcelonës, Joshua Kimmich i Bayern dhe Bruno Fernandes i Manchester United, që përkatësisht përfaqësojnë Holandën, Gjermaninë dhe Portugalinë.

Në vendin e 7-të renditet mesfushori Llorente i Atletico Madrid, i cili vlen 80 milionë euro. 3 vendet e fundit u takojnë 2 futbollistëve të Interit, Barella me vlerë 65 milionë euro dhe Skriniar me vlerë 60 milionë euro, pastaj dhe mbrojtësi i Liverpool, Robertson, me vlerë 65 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN