MENU
klinika

Copa America

Argjentinës i mjafton një gol, kalon në çerekfinale

22.06.2021 - 09:14

Nuk ka shënuar Messi, megjithatë Argjentinë i mjaftoi një gol për. Të mposhtur Paraguajin 1-0, duke siguruar një vend në çerekfinalet e “Copa America”. Qëllimi i parë i arritur për një ekip kombëtar, që ka çdo qëllim të kthehet në fronin e Amerikës së Jugut, 28 vite pas triumfit të fundit.

Papu Gomez vendosi fatin e një ndeshjeje të ekuilibruar, si shumë të tjera në këtë kompeticion. Goditje fatale e tij brenda zonës, pas një asisti të mrekullueshëm nga Di Maria. Kanë kaluar vetëm 10 minuta lojë.

Paraguaji mund të shembej fare, por në fund të pjesës së parë ruhet nga VAR. Anulohet dyfishimi i mundshëm i rezultatit, i cili në fakt është autogol i Alonso në rastin e një krosimi nga Papu Gomez i zakonshëm, për një “offside” të mëparshëm të Messi.

Për Argjentinën është një kopje e performancës së disa ditëve më parë kundër Uruguajit: një fillim më premtues, një gol i ftohtë, një pjesë e parë e mirë, një pjesë e dytë me disa rreziqe dhe disa tronditje të kombinuara me rënie diskrete të përqendrimit.

Sidoqoftë, Emiliano Martinez vështirë se i erdhi rasti t’i bëjë pis dorashkat e tij. Argjentina fitoi 1-0 dhe tani, falë barazimit të Kilit ndaj Uruguajit, është e vetme në krye të grupit A të “Copa America”, me 7 pikë. Një përgjigje e bukur për fitoret e Brazilit.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak