MENU
klinika

Merkatoja blaugrana

Barcelona i tregon derën: Gjej një ekip këtë verë!

02.06.2021 - 07:37

Barcelona po bën lëvizjet e para në merkato dhe deri tani, të paktën në letër, duken të goditura. Dy afrime me parametra zero, Aguero dhe Garcia. Ndërkohë, po bëhet lëvizja e radhës në funksion të transferimit të radhës.

Sipas raporteve nga “Sport”, nuk ka më hapësirë për mbrojtësin francez Samuel Umtiti. Menaxhmenti i klubit blaugrana e ka informuar atë se duhej të kërkojë një ekip për një rrugëdalje si për futbollistin, ashtu edhe për klubin.

Pengesa kryesore për lamtumirën përfaqësohet nga paga shumë e konsiderueshme, 12 milionë euro bruto për sezon, e cila do të skadojë më 30 qershor 2023. Të shohim se ku do të shkojë francezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN