MENU
klinika

Formacionet e mundshme të Portugali-Francë

CR7 përballë Mbappe dhe jo vetëm, finalja e parakohshme

23.06.2021 - 10:14

Sot, në orën 21:00, në Budapest të Hungarisë, luhet një tjetër finale e parakohshme e Euro 2020. Portugali-Francë mbart në vetvete edhe sfida brenda sfidës. Një e tillë është ajo mes Cristiano Ronaldos dhe Kylian Mbappe, por kjo sfidë përmban edhe më shumë.

Portugalia kërkon të kualifikohet në 1/8 finale. Nga ana tjetër, kombëtarja e Deschamps e ka arritur tashmë raundin e parë të fazës së “nokaut”-it. “A është eleminimi i Portugalisë një motiv shtesë? Sinqerisht jo. Ambicia jonë është që të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm, duke respektuar kundërshtarin”, – tha trajneri francez në konferencë shtypi.

“Ne kemi aftësitë për të fituar. Kemi një vullnet të madh për të treguar atë që vërtet ia vlen. Kualifikimi varet vetëm nga ne”, – tha Santos në prag të ndeshjes. Vlen të pëermendet se kemi të bëjmë me përballje mes dy kampionësh në fuqi: Franca si kampione bote dhe luzitanët si “mbretërit” e Europës.

Formacionet e mundshme

PORTUGALIA (4-5-1): Rui Patricio; Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro; B.Silba, Neves, B.Fernandes, Carvalho, R.Sanches; Ronaldo.

FRANCA (4-3-1-2): Lloris; Koundé, Varane, Kimpembe, L.Hernandez; Pogba, Kanté, Tolisso; Griezmann; Mbappé, Giroud.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN