MENU
klinika

Formula 1

E kërkuan pilotët, ndërhyhet në pistën e garës së fundit

23.06.2021 - 09:43

Organizatorët e garës së Abu Dhabi në Arabinë Saudite vendosën të bëjnë disa modifikime të pistës së Yas Marina, ku më 12 dhjetor do të zhvillohet gara e fundit sezonale e botërorit 2021 të Formula 1.

Ndryshimet e pistës bëhen me qëllim që të vijnë më shumë spektatorë dhe pista të jetë më e shpejtë dhe gara më spektakolare. Punimet në pistë nisën në fillim të javës dhe do të ndërhyhet në disa pjesë të saj, kryesisht në disa kthesa, duke bërë të mundur të parakalohet në to.

Këto ndryshime bëhen pas kërkesës së vetë pilotëve, për të patur një pistë më të shpejtë. Po punohet në kthesat 5, 6 dhe 7 për të ndryshuar tërësisht modelin e pistës. Pista është e gjatë 6175 metra dhe ka një gjerësi maksimale prej 15 metrash dhe minimale prej 10 metrash.

Pra, parakalimet janë plotësisht të mundshme, duke shtuar spektaklin. Në total janë 27 kthesa, 16 nga e majta dhe 11 nga e djathta. E veçanta është se shpejtësia mesatare është 250 km/orë. Këto të dhëna e bëjnë pistën e Jeddah më të shpejtën e pistave qytetase të përfshira në kalendarin e Formula 1.