MENU
klinika

Euro 2020

Ekipet që kanë 4 pikë në grup, kalojnë në fazën tjetër

22.06.2021 - 09:31

Duke kujtuar Evropianin e vitit 2016, ku Portugalia u kualifikua me 3 pikë nga grupi dhe fitoi turneun, vlen të theksohet fakti se cili ekip ka 4 pikë në vendin e tretë, kalon më tej.

Kjo falë rezultateve të ndeshjeve të fundit në Grupin B dhe C. Danimarka u kualifikua si e dyta me tri pikë, duke lënë pas Finlandën po me kaq pikë, ndërsa Austria mposhti Ukrainën, që mbeti me 3 pikë dhe shanset si vendi i tretë janë minimale.

Rregullorja thotë se katër skuadrat e treta më të mira shkojnë më tej dhe vetëm dy do të qëndrojnë jashtë. Në këtë rast Zvicra lë pas Ukrainën dhe Finlandën.

Por, kësaj i duhet shtuar fakti se me rezultatet e fundit, edhe Çekia, Anglia, Franca dhe Suedia gjithashtu janë të kualifikuara pa luajtur ndeshjet e tyre, tani i mbetet vetëm pozicioni i parë, i dytë ose i tretë në renditje. Në kët rast, Gjermanisë, Portugalisë dhe Sllovakisë u mjafton vetëm 1 barazim për të kaluar në fazën tjetër, pasi kanë nga 3 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN