MENU
klinika

Tenis

Federer zhgënjen sërish, mposhtet në turin e dytë

17.06.2021 - 09:42

Pretendimet e Roger Federer janë të mëdha, por në fushë ndodh krejt e kundërta. Përfundon shpejt aventura e legjendës së tenisit edhe në turneun e fushave me bar të zhvilluar në Halle të Gjermanisë.

Zvicerani u mund 2-1, përkatësisht me sete 4-6, 6-3 e 6-2, nga kanadezi Felix Auger Aliassime ndeshje e vlefshme për raundin e dytë. Federer pati fituar me vështirësi edhe në raundin e parë dhe kjo humbje tregon se ai nuk është ende gati për grand slam të Wimbledon, që nis pas 10 ditësh në Londër.

“Kam disa ditë më shumë kohë për t’u përgatitur”, tha zvicerani, por duket se kjo deklaratë është thjesht për të mos demoralizuar tifozët e shumtë . Objektivi kryesor sezonal i Federer është pikërisht grand slam londinez, ku synon të fitojë për të nëntën herë.

Por këtë sezon, Federer ka luajtur shumë pak ndeshje dhe është larg formës së tij optimale. Mbetet për t’u parë se deri ku mund të shkojë në Wimbledon, që ndodhta do të jetë turneu madhor i fundit për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN