MENU
klinika

Paradoksi në tenisin e meshkujve

Renditet i dyti në botë, por ka humbur 4 turne që në start

16.06.2021 - 09:55

Ka një paradoks të madh në botën e tenisit. Numri 2 aktualisht në botë për meshkuj, rusi Daniil Medvedev, edhe pse ka humbur 4 turne që në ndeshjen e parë, vijon të mbrojë pozicionin e tij, duke lënë pas Rafael Nadal.

Sezoni i Medvedev është më i çuditshmi. Renditja ATP është gjithashtu kapriçioze, renditja e të cilit nuk korrespondon në shumë momente me nivelin aktual të lojtarëve.

Këtë vit, Medvedev ka arritur pozicionin më të lartë të karrierës së tij në renditjen botërore për t’u vendosur në numrin 2 në botë, duke fituar duelin me numrin 3 pas ngecjes së Nadal në gjysmëfinalet e Roland Garros, por larg Djokovic, që duket i paarritshëm.

Në katër turne të luajtur këtë vit, rusi ka humbur në ndeshjen e tij të parë ose të dytë, përkatësisht: Roterdam, Madrid, Romë dhe Halle. Precedenti i fundit ndodhi të martën, me një Medvedev të çmendur, i cili përplasi raketën në turneun gjerman kur ai u mposht 3-1 në setin e dytë.

Interesante, të gjitha këto humbje kanë një emërues të përbashkët: ato ndodhën kundër kundërshtarëve që ishin jashtë top 20-të të renditjes. Kundërshtarët e tij ishin Lajovic (27), Garín (25), Karatsev (27) dhe Struff (45).

Por jo të gjitha shpresat janë humbur për Medvedev, përpara është Ëimbledon, sfida e tij e radhës, pasi në dy turne pas atyre humbjeve, ai dha rezultate shumë pozitive: kampion në Marsejë dhe çerekfinale në Roland Garros (paraqitja e tij më e mirë ndonjëherë në Paris).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN