MENU
klinika

Euro 2020

Gjysmëfinalet dhe finalja mund t’i hiqen “Wembley”-t

18.06.2021 - 15:13

Gjysmëfinalet dhe finalja e Euro 2020 mund të mos luhen në “Wembley” si është vendosur më parë. Anglia ishte nga vendet e para që mori vendimin për tifozët gjatë Evropianit, madje deri në 50% të kapacitetit të stadiumit “Wembley”.

Situata me pandeminë është përmirësuar ndjeshëm dhe për finalen e Londrës më 11 korrik kapaciteti mund të shtohet. Megjithatë, ka një problem jo të vogël. Në Wembley do të luhen edhe dy ndeshjet gjysmëfinale.

Mirëpo Britania e Madhe ende ka në fuqi karantinën 10 ditore për personat që futen në territorin e saj.  Kjo është një pengesë jo e vogël, pasi asnjë nuk mund të parashikojë 10 ditë para se cila nga skuadrat do të shkojë në gjysmëfinale, pa përfshirë kostot e mëdha të qëndrimit.

Ekipet e vetme që luajnë në “Euro 2020” dhe nuk iu kërkohet karantinë 10-ditore nga Anglia, pas mbërritjes aty, janë Uellsi dhe Skocia, por këto skuadra shumë pak gjasa të shkojnë në gjysmëfinale.

Anglia mori një hap jo të vogël, teksa përjashtoi nga izolimi rreth 2.500 persona VIP, zyrtarë të UEFA-s dhe FIFA-s, politikanë, sponsorë dhe transmetues televizivë. Por në Wembley gjatë gjysmëfinaleve dhe finales do të jenë të paktën 45 mijë tifozë, të privuar nga lëvizja e lirë për shkak të rregullave.

UEFA ka gati planin B, që ndeshjet e planifikuara në Wembley t’i spostojë në Budapest, një vend ku lëvizja është e lirë dhe ku stadiumi mund të mbushet plot, pasi nuk ka kufizime dhe mund të jenë të pranishëm 61 mijë tifozë. Tani topi kalon te qeveria angleze për vendimin përfundimtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak