MENU
klinika

Pas daljes nga spitali

Gruaja e Eriksen: Tani ai ka nevojë të pushojë

19.06.2021 - 12:31

Christian Eriksen la dje spitalin dhe pasi takoi shokët e ekipit, shkoi të pushojë në shtëpi. “Ai tani është mirë dhe ka nevojë të pushojë pak dhe të jetë i qetë”. Kështu thotë Sabrina, bashkëshortja e Christian Eriksen.

Janë të pakta po shume sinjifikative fjalët e saj, që na bëjnë të kuptojmë që e vetmja gjë e rëndësishme që vlen për futbollistin e kombëtares daneze dhe atë të Interit është një qetësi totale.

Eriksen tani duhet të kujdeset për t’ju kthyer normalitetit. Numri 10 i Danimarkës do të kthehet me siguri në Milano në korrik dhe do të marrë një vlerësim të situatës, mbi të gjitha me stafin mjekësor.

Chris do të ribëjë të gjitha analizat e nevojshme dhe më pas do të vendoset se çfarë do të bëhet me të. Për momentin nuk parashikohet asnjë udhëtim nga ana e drejtuesit zikaltër. Eriksen do të qëndrojë i qetë për pak kohë në vilën e tij në Odense.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak