MENU
klinika

Euro 2020, Grupi F

Hungaria shokon Gjermaninë, dy penallti te Portugali-Francë

23.06.2021 - 21:51

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e fundit në Grupin F. Hungaria ka kaluar në avantazh ndaj Gjermanisë në Allianz Arena. Goli ka ardhur pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së Rossi-t.

Sallai ka dhënë një krosim perfekt për Szalai, i cili ka mposhtur Neuer me një goditje të bukur me kokë në hedhje. Ky rezultat provizor kualifikon hungarezët në 1/8-at dhe eliminon Gjermaninë.

Në sfidën tjetër, Cristiano Ronaldo ka kaluar në avantazh Portugalinë kundër Francës. Ylli portugez është treguar i saktë nga pika e bardhë pas penalltisë së shkaktuar nga Lloris pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Danilo-s.

CR7 është lojtari i parë europian në historinë e Botërorit dhe Europianit që ka shënuar 20 gola në total në dy kompeticionet. Por në fundin e pjesës së parë ka penallti, ka penallti për Francën dhe Benzema shënon saktë dhe barazon 1-1.