MENU
klinika

EMRAT

Ishin miq me njëri-tjetrin, kush është 45-vjeçari që u vra…

08.06.2021 - 11:34

Janë identifikuar viktima dhe autori i vrasjes së ndodhur sot në fshatin Gjoçaj të Peqinit.

45-vjeçari Ylber Xhahysa mbeti i vrarë sot pas një konflikti me të njohurin e tij Leonard Bashaliu. Mësohet se i ndjeri ishte pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin.

Autori dhe viktima ishin të njohur dhe kishin raporte miqësore me njëri-tjetrin. Mëngjesin e kësaj të marte 45-vjeçari Xhahysa kishte shkuar pranë banesës së 40-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj.

Raportohet se mes tyre ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta. Për pasojë Bashaliu e ka qëlluar me pistoletë dhe ndonëse Xhahysa u dërgua në spital nga të afërmit nuk mundi të mbijetonte.

Njoftimi i plotë 

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN