MENU
klinika

Lajme të mira nga meteorologët

Këtë fundjavë “vjen vera e vërtetë”

04.06.2021 - 11:13

Meteorologët thonë se me këtë fundjavë do të përjetojmë verë të vertetë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se e shtuna dhe e diela do të kenë mot me diell dhe vranësira të larta shtresore të cilat do të përfshijnë kryesisht Jugun e Qendrën e vendit.

Në Alpe pritet shi i izoluar mesditën e së dielës.

Era do të fryjë Jug- Lindje dhe Veri -Perëndim e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 ballë.

Temperaturat do të shënojnë rritje si në tabelën e mëposhtshme.