MENU
klinika

Njoftimi zyrtar

Kukësi nuk rinovon me trajnerin Josa

03.06.2021 - 14:57

Mirel Josa përfundon shumë shpejt aventurën me Kukësin. Klubi verilindor njoftoi se tekniku kryeqytetas nuk do të vijojë të jetë trajner, pas një sezoni zhgënjyes të verilindorëve, më i dobëti qëkur janë në Superligë, por kjo jo vetëm për faj të Josës.

NJOFTIMI

“Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa nuk është më trajner i skuadrës sonë. Pas përfundimit të sezonit, trajneri Josa ka pasur një bisedë me drejtuesit e klubit dhe më pas është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi.

Kukësi e falënderon trajnerin Josa për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN