MENU
klinika

Roland Garros

“Mbreti” bie, Djokovic mposht Nadal dhe kalon në finale

11.06.2021 - 23:53

Një nga ndeshjet më të bukura në historinë e tenisit është regjistruar sot. Novak Djokovic ka siguruar një vend në finalen e Roland Garros.

Tenisti serb ka mundur në gjysmëfinale Rafael Nadal me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Spanjolli ka dominuar setin e parë, duke fituar bindshëm 6-3.

Djokovic është kundërpërgjigjur duke fituar 3 setet pasuese 6-3, 7-6 dhe 6-2. Edhe pse e përfunduar në 4 sete, ndeshja zgjati mbi 4 orë. Nuk është një rekord, por gjithsesi, lodhja bëri të vetën.

Serbi do të ndeshet në finale me grekun Tsitsipas, i cili vuajti jo pak ndaj gjermanit Zverev, duke fituar 3-2. Finalja Djokovic-Tsitsipas do të zhvillohet të dielën. Nadal, pasi e ka fituar 13 herë Roland Garros, më në fund dorëzohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN