MENU
klinika

NBA, play-off

Ngushtojnë Bucks, Jazz fitojnë edhe të dytën

11.06.2021 - 09:27

Milwaukee Bucks rihap llogaritë në play-off, teksa fitoi 86-83 ndaj Brooklyn Nets në gjysmëfinalen e tretë në Konferencën e Lindjes në NBA.

Nets kryesojnë 2-1 ndaj Bucks me ndeshje. Sfida e fundit u karakterizua nga gabimet e shumta të të dyja skuadrave në sulm. Durant realizoi 30 pikë e 11 rebound, mbështetur edhe nga Irving me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Në kahun tjetër shkëlqyen Middleton me 35 pikë e 15 rebound si dhe Antetokounmpo me 33 pikë e 14 rebound, duke marrë përsipër barrën e kësaj sfide dhe ia dolën mbanë.

Në Perëndim, ekipi i Utah Jazz fitoi 117-111 ndaj Clippers dhe udhëheq tashmë  2-0 serinë e gjysmëfinaleve. Mitchell realizoi 37pikë, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Jackson për miqtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak