MENU
klinika

Euro 2020, Grupi E

Polonia befasohet nga Sllovakia, Lewa në hije

14.06.2021 - 20:01

Polonia e ka nisur keq Europianin dhe tashmë do t’i duhet mrekullia për të kaluar më tej. Sllovakia fitoi 2-1 dhe merr kreun e grupit, ku ndodhet edhe Spanja me Suedinë.

Sllovakia kaloi në avantazh në minutën e 18-të, por merita nuk ishte e veta. Fati i keq i takon portierit të Juventusit, Szczesny. Një aksion i bukur individual i numrit “20” Mak, që lirohet nga Bereszynski me një tunel dhe godet te shtylla e parë, duke befasuar portierin e Juventusit, të cilit i karombolohet topi dhe përfundon në rrjetë.

Vetëm 30 sekonda nga starti i pjesës së dytë dhe Polonia gjen menjëherë golin e barazimit në sulmin e parë ndaj Sllovakisë: Rybus merr korsinë e majtë dhe vendos në qendër një top, ku mesfushori i Torinos, Linetty, gjen devijimin perfekt dhe golin e 1-1. Por gjërat vështirësohen për Poloninë në 62’, Krychowiak G. ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin me 10 vetë.

Dhe nga kjo situatë përfiton Sllovakia, që në minutën e 69-të shënon golin e dytë me yllin e Interit, Skriniar. Polonia është e pafuqishme, Lewandowski i vetëm para e ka tepër të vështirë. Sllovakia mbron rezultatin, madje mund të kishte befasuar edhe me një gol të tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


UEFA: Nuk kërcënuam Danimarkën

Christian Eriksen lë nesër spitalin