MENU
klinika

Tenis

Pretendentët meshkuj, në çerekfinale të “Roland Garros”

07.06.2021 - 22:01

Numri një në botë Novak Djokovic vijon rrugëtimin e tij në “Roland Garros”, duke kaluar në cerekfinale. Tenisti serb u kualifikua në fazën tjetër pas tërheqjes në setin e pestë të italianit Musetti.

Numri 75 në botë i kaloi pritshmëritë në fillim, duke fituar dy sete 7-6, por në dy setet e tjera loja e tij bie ndjeshëm, ndoshta edhe nga tërheqje në shpinë e kundërshtarit.

“Nole” fiton setin e tretë 6-1, ndërsa të katërtin 6-0, duke e cuar ndeshjen në setin e pestë final. Musetti nuk arrin të marrë asnjë game dhe kur seti ishte 4-0, tërhiqet përfundimisht. Djokovic në cerekfinale do të përballet me një tjetër italian Berretini, numrin 9 në botë.

Kampioni në fuqi, Rafael Nadal, numri 3 në botë e pati më të lehtë ndaj italianit tjetër Sinner, duke fituar 3-0, përkatësisht me sete 7-5, 6-3 dhe 6-0. Italiani rivalizoi deri diku vetëm në setin e parë.

Fituesi i 13 herë të grand slam të Parisit do të ndeshet në cerekfinale me argjentinasin Schwartzman, që fitoi 3-0 ndaj gjermanit Struf. Dy ciftet e tjera cerekfinale janë Zverev-Davidovich Fokina dhe Tsitsipas-Medvedev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN