MENU
klinika

Euro 2020

Shënoi dy gola, Shaqiri në formacionin më të mirë

24.06.2021 - 14:46

Ndeshjet e treta në grupet e Euro 2020 dhuruan spektakël, emocione dhe plot gola. Spikatën shumë futbollistë dhe një ndër ta është edhe mesfushori shqiptar me tipare sulmuese Xherdan Shaqiri, protagonist absolut në fitoren e Zvicrës së tij 3-1 ndaj Turqisë.

Shaqiri shënoi dy gola shumë të bukur, duke kualifikuar ekipin helvet për në fazën tjetër. Sofascore, në bazë të notave dhe roleve, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të ndeshjeve të fundit në grupe.

Dhe në këtë 11-she bën pjesë edhe Xherdan Shaqiri, me notën më të lartë, 8.8, aq sa edhe Kevin Bruyne apo shoku i skuadrës Zuber. Të gjithë të tjerët kanë nota më të ulëta.

Në formacionin më të mirë me skemën 3-4-3, Shaqiri është në krahun e djathë të sulmit, së bashku me Depay të Holandës në qendër dhe Forsberg të Suedisë në të majtë.

Në këtë formacion është edhe portieri Sommer, pra 3 lojtarë të Zvicrës. Nuk mungojnë edhe Verrati, Hummels, Sarabia, Laporte dhe Christensen. Ajo që spikat është se Franca, Portugalia, Anglia dhe Kroacia nuk përfaqësohen me asnjë futbollist.