MENU
klinika

Turi i parë

Shorti i Champions, Teuta mëson kundërshtarin

15.06.2021 - 12:22

Teuta ka mësuar kundërshtarin për turin e parë të Ligës së Kampioneve. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës, ka vendosur durrsakët përballë moldavëve të Sheriff Tiraspol.

Teuta kampione është e pozicionuar në grupin e skuadrave jofavorite për turin e parë, duke pasur një koeficient relativisht të ulët (2.750), nisur nga fakti se ka mbi dy dekada që nuk merr pjesë në Ligën e Kampioneve.

Nga 16 klube që janë në grupin e favoritëve, kishte ekipe të cilat mund të cilësohen të pranueshme për “djemtë e detit”, por dje UEFA i ka zhgënjyer jo pak durrsakët me ndarjen e grupeve. Teuta u vendos në Grupin 3 ku bënin pjesë, Ludogorets Razgrad (Bullgari), Sherif Tiraspol (Moldavi), Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) dhe Kairat (Kazakistan).

Mundësitë ishin që të “peshkohen” nga durrsakët në këtë tur edhe kampionët e Gjibraltarit (Linkoln Red Imps), Malit të Zi (Buduçnost), Estonisë (Flora Talin) dhe Lituanisë (Zalgiris), por nuk ndodhi kështu.